970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Liberalizimi dëshmi se kosovarët janë partner për popujt dhe ekonomitë e BE-së

Haradinaj: Liberalizimi dëshmi se kosovarët janë partner për popujt dhe ekonomitë e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për liberalizimin e vizave, ka theksuar se kjo nuk duhet është vetëm mundësi për të shkuar në Evropë, por dëshmi se qytetarët e Kosovës janë partner për popujt dhe ekonomitë e vendeve evropiane.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën e organizuar nga Ambasada Gjermane, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Haradinaj ka vlerësuar lartë ndihmën e shtetit gjerman për Kosovën si në rrafshin politik dhe atë ekonomik, duke kërkuar që ky shtet të ketë prezencë me të madhe të investimeve gjermane në vend.

Duke folur më tej për përkrahjen e Gjermanisë, shefi i Qeverisë tha se Kosova e ka ndjerë këtë përkrahje përmes proceseve rajonale, siç është procesi i Berlinit, ËB 6, që për Kosovën sipas tij, është shumë domethënës.

“Kjo për arsye se në etapa të caktuara është hetuar një tendencë e mospërfshirjes së Kosovës në proceset integruese, duke pasur parasysh faktin e disa vendeve mosnjohëse dhe pengesave tjera që kanë rezultuar. Ky proces na ka dhënë garancën se Kosova mbetet në binarë të integrimit evropian dhe ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, kancelares Merkel për këtë proces që na bashkon neve të Ballkanit mes vete, por edhe na mbanë të orientuar drejtë BE-së që është shumë me rëndësi”, tha kryeministri Haradinaj.

Related posts