Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dy vëllezërit e tij tashmë të ndjerë, Shkëlzen dhe Enver Haradinaj, të rënë dëshmorë.
Sot shënohet 19 vjetori i Betejës së Zhegocit, ku edhe kryeministri Haradinaj pritet të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Zhegoc.
“Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pasë shumë dhembje e padrejtësi. Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tonë. Pushoni të qetë vëllezër!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.