![Haradinaj: Kosova të hënën mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, të kërkojë ndihmë financiare nga BE-ja](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/C3E733BF-BC72-45B0-BB2F-1F6B3370601F.jpeg)
Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se është mjaft e arsyeshme që Kosova të kërkojë ndihmë financiare dhe ekonomike nga Bashkimi Evropian, për të zbatuar rendin dhe ligjin, si dhe zhvillimin ekonomik.
Me pranimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ai tha se Kosova ec përpara në aspektin e sigurisë.
![](https://paparaci.com/ads/www/images/ffeabc6fac184f9d1d551d0eea6a2955.png)
Ai shprehet se Kosova mundet të hënën që ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, raporton Paparaci.
“Jo vetëm me dhanë sinjale pozitive, por me mbyll marrëveshjen. Pos aspektit të sigurisë që e kemi folur, Kosova mundet me shtu komponentin financiar dhe ekonomik”, tha ai në Kuvendin e Kosovë.
“Është momenti i duhur që qeveria t’i kërkojë BE-së që koston e mëtutjeshme, investimet, përkrahjet buxhetore, e gjithë ato që na nevojiten në veri, të të na ndihmojë BE-ja me financa e buxhet”, shtoi ligjvënësi opozitar.
“Kemi dëgjuar, kemi marrë vesh prej informacioneve të caktuara që Serbisë i janë alokuar disa pako e parashihet edhe pako të tjera financiare. Për pjesën që e zbaton Kosova, duhet t’i vijë buxhetit të Kosovës. BE-ja si palë që mban përgjegjësi për zbatim të marrëveshjes, duhet t’i jap përkrahje financiare dhe investime. Jam i bindur se kompanitë amerikane, edhe kompanitë evropiane, edhe qeveritë”, vijoi ish-kryeministri.
“E hëna, pos suksesit politik, e të sigurisë. mirë do të ishte ta kishte komponentin financiar e ekonomik”.