
Gjenerali amerikan John C. Boyd, është shpallur “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Deçanit.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili e ka uruar Gjeneralin për dekoratë.
“Te shqiptarët e kësaj treve miku është shumë i çmuar. Është ndër kodet që asnjëherë nuk ka ndodh të lëndohet, pra kodi i nderit dhe respektit që i bëhet mikut. Është mirë që i ruajmë këto vlera edhe tutje në këto kohë të reja”, ka thënë Haradinaj.
“Sot ne kemi nderuar një ushtar dhe e kemi bërë bashkëqytetar”.
“Jam thellë i bindur se këtu do ta japim provimin si popull duke punuar për një miqësi të përjetshme Kosovë-Amerikë”.
“Në një mënyrë me shpërblye përkrahjen e madhe që i ka dhënë Amerika Kosovës, në mënyrën tjetër me qeverisë mirë Kosovën, me krijua vende të punës dhe me mbajt rininë këtu”.
“Me ditë me u sjellë si zot shtëpie në vendin tonë dhe si një zot shtëpie që di me nderu shtëpinë e vet, ta nderojmë edhe mikun”.
“Unë jam i bindur që nuk do ti zhgënjejmë miqtë tanë me punët që do ti kryejmë në Kosovë, komunitet posaçërisht dhe fqinjët”.
“Por, ka një gjë që nuk e fshehim. Ne kemi vendos, populli i Kosovës e ka vendos kush është. Jemi Kosovë, por jemi pjesë e botës që i prinë Amerika. Jemi pjesë e këtyre vlerave”.
Ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Haradinaj ka shkruar se miku tek shqiptari përherë do ta ketë vendin e Nderit.
“Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe dy popujt tanë”, ka shkruar Haradinaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Te shqiptari miku përherë do ta ketë vendin e nderit. Komuna e Deçanit ka bërë një vepër fisnike duke shpallë “Qytetar Nderi” një ushtar të mirë, gjeneralbrigade John C. Boyd. Një ushtar i Amerikës, i cili në emër të vendit të vet shërben për paqe në Kosovë. Nga sot Gjenerali Boyd është njëri nga ne. Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe dy popujt tanë.