970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Kosova me treg tejet të avancuar në teknologjinë informative

Haradinaj: Kosova me treg tejet të avancuar në teknologjinë informative

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë po organizohet në Shkup të Maqedonisë.

Në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve të samitit, Kryeministri Haradinaj tha se organizimi i këtij Samiti, është një hap tejet i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin e integrimit dhe bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit dhe tregut digjital evropian.

“Kosova konsideron se Teknologjia informative dhe komunikimi janë tejet të rëndësishme për zhvillim ekonomik. Ne jemi angazhuar që të kemi qasje në ICT dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore, jemi duke e përgatitur programin KODE (Ekonomia Digjitale) dhe jemi të bindur që iniciativa Balkans Digital Highway do të fuqizojë edhe më tepër bashkëpunimin rajonal. Ajo që është e rëndësishme për ekonominë tonë, është që Qeveria jonë është duke punuar që të kemi koordinim rajonal për një zonë të lirë ekonomike në roaming dhe në bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka iniciuar nismën për marrëveshjen e Roamingut Regjional”, tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij hyrëse, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Haradinaj, përmendi edhe faktin që në Kosovë është krijuar një politikë dhe infrastrukturë e avancuar për Informimin dhe Teknologjinë Informative, ku rreth 86 për qind e banorëve kanë qasje në rrjetin telefonik dhe të internetit 3G apo 4G dhe vendi ka shënuar trend të mirë të avancimit në këto 5 vjetët e fundit, derisa Kosova është duke përgatitur rrugën për qasje në rrjetin e edukimit dhe hulumtimit GEANT.

Pjesë e panelit të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i të cilit është Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përveç Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ishin edhe Denis Zvizdic, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Thomas Bareis, sekretar parlamentar i shtetit, Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji, Republika Federale e Gjermanisë, Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, Ministri i Ekonomisë i Malit të Zi, Dragica Sekulic, Komisionerja Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel, derisa moderohej nga Sekretari Gjeneral i RCC-së, Goran Svilanovic.

Haradinaj ka thënë se avancimi digjital i vendit është edhe përafrimi i Kosovës me platformën evropiane, derisa ka impakt të drejtpërdrejt në ekonominë e qëndrueshme të vendit, qeverisjen e mirë, zhvillimin social, edukim dhe shkencë, shëndetësi dhe në energji të qëndrueshme.

Ai tha se Kosova është e përkushtuar që të jetë në hap me të gjitha avancimet teknologjike duke bashkëpunuar me vendet e rajonit dhe duke u përafruar sa më shumë me familjen evropiane.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor ka bërë bashkë përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinatorët regjional, shoqërinë civile dhe akademike, të rinjtë dhe ka për qëllim të këmbejë ide dhe propozime në mes të vendeve pjesëmarrëse.

Related posts