970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë në proceset integruese

Haradinaj: Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë në proceset integruese

Miqësia ndërmjet dy popujve, atij të Kosovës dhe Kroacisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sikurse ishin bashkë dhe i dolën në ndihmë njëri-tjetrit edhe në kohë të vështira.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buriq.

Haradinaj ka njoftuar Pejçinoviq-Buriq për të arriturat në Kosovë dhe agjendën evropiane, duke theksuar se shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull i mirë, të cilin duhet ta ndjek edhe Kosova në rrugën e saj euroatlantike.

Në takimin ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe zëvendëskryeministres Pejçinoviq Buriq, është biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për krijimin e ushtrisë, anëtarësimin në organizatat e huaja, për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Kroaci, por edhe për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë, për të cilin kryeministri Haradinaj ka thënë se do të ofrojë përkrahjen e nevojshme.

Në fokus të takimit, ishte edhe vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërsa zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buriq, ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj integruese.

Related posts