![Haradinaj: Kandidimi im për president, ofertë për të mbetur në qeveri](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/08/5F92D97B-F909-4D82-A586-1B6DBD4498D7.jpeg)
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në Prime Time në Kanal10, ka folur për kandidaturën e tij për president të Kosovës.
Ai thotë se, ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e PDK-së.
“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, thotë Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president, është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.
“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj./