970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Ju garantoj se nuk kam hequr dorë nga Kulla e Çakorri

Haradinaj: Ju garantoj se nuk kam hequr dorë nga Kulla e Çakorri

ryeministri Ramush Haradinaj u ka thënë qytetarëve të Kosovës se me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka heq dorë nga Kulla e Çakorri. Haradinaj, ka takuar ish-pjesëtarë të UÇK’së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilëve u tha se lëvizja e lirë do të arrihet pa humbur territor.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet.

Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak!

Lavdi te rënëve për liri!

R.H.

Pas tre vjetësh Kosova ratifikoi demarkacionin me Malin e Zi, i cili u tha të jetë kushti për liberalizimin e vizave.

Related posts