970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Jemi në vitin e liberalizimit dhe krijimit të ushtrisë

Haradinaj: Jemi në vitin e liberalizimit dhe krijimit të ushtrisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ky vit është vit i liberalizimit të vizave dhe i krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Pejë, ku para delegatëve të partisë së tij, thekoi se Kosova është në momente të ndjeshme.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se Kosova është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por aktualisht ka vetëm një synim.

“Si veprim i menjëhershëm i yni me BE-në kemi liberalizimin e vizave. Në raportin që është bërë për Kosovën i BE-së më herët i është njohur Kosovës një progres dhe është pranuar si palë, jemi një nga vendet i cili rrugëton drejt BE-së, por në një stad tjetër krahasuar me Serbinë dhe Malin e Zi, që janë prijatarë të vendeve të rajonit drejt BE-së. Shqipërisë dhe Maqedonisë, shpresojnë, shpresoj edhe unë që do t’i hapen negociatat për anëtarësim dhe rasti ynë që është shumë specifik për shkak të mos njohjes së pesëshës, por që ne tash kemi vetëm liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit e ka quajtur vitin 2018, vit të bërjes së ushtrisë, duke thënë se FSK-ja, do të ndërrojë mandatin, duke vazhduar rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.

“Jemi në proces t’ia japim mandatin kushtetues e ligjor ushtrisë sonë por jo vetëm në mandat por edhe anëtarësim në NATO. Ky proces kërkon koordinim por normalisht shtytje prej anës sonë, pra ky proces është në vitin e vet, ashtu si liberalizimi është në vitin e vet edhe ushtria është në vitin e vet të realizimit. Ky vit nuk është vetëm vit i mandatimit të ushtrisë sonë por është edhe rritje e perspektives sonë drejt NATO-së”, u shpreh Haradinaj, raporton KP.

Meqë ishte në Pejë, nuk la pa përmendur edhe demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se do të rishikohet për të parë nëse ka pasur gabime. Derisa, nuk la pa folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se do të bëhet një marrëveshje e paqes, por duke mos e harruar të kaluarën.

“Ne jemi në dialog me fqinjët tanë Serbinë, mos harroni të arriturat e Kosovës janë të pakthyeshme, nuk kthehen më, pra ekziston Kosova, ekziston populli i Kosovës, njohjet që kemi marrë, e drejta jonë të jetojmë në vendin tonë. Nuk tjetërsohen, nuk diskutohen, nuk kthehen mbrapa. Mirëpo, në marrëdhëniet mes palëve në botë ekzistojnë plotë marrëveshje se si i jepet epilog një procesi që nga ajo e para shpallja e luftës, ultimatumi, etj, deri të një marrëveshje e paqes, marrëveshje bilaterale për vendosjen e marrëdhëniet diplomatike… Jo pse jam në Pejë,  por i ndaj dy detyra i kem dërguar një njoftim Qeverisë së Malit të Zi. Jam interesuar për letrën e dërguar atje, natyrisht letrat shikohen, unë e kam marrë mundësinë e asaj letre ta informoj Malin e Zi që ne kemi votuar një ligj që përmban marrëveshjen, marrëveshjen e dy presidentëve, dhe një raport për korrigjim. I kemi kërkuar Malit të Zi që përmes kësaj letre të zhvillojnë veprimin e korrigjimit dhe shënimit të kufirit. Pra mos harroni nuk është krejt standard i zakonshëm por buron nga vota në Kuvend”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i deritashëm i AAK-së, në Pejë, Fatmir Gashi, tha se me këtë Kuvend zgjedhor, do ta bëjnë atë që herën e kaluar nuk e bënë, rikthimin e AAK-së si partia e parë në Pejë.

Sot Kuvendi i AAK-së prej 210 delegatëve do të zgjedhë organet e reja të udhëheqjes së partisë në Pejë./kp/Telegrafi/

Related posts