970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Ia jap edhe votat e mia LDK-së nëse është për zgjedhje

Haradinaj: Ia jap edhe votat e mia LDK-së nëse është për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën
Ai, gjithashtu, ka thënë se edhe koalicioni qeverisës e përkrah kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja.

“Për me shku në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, shkruan Periskopi.
Kjo kërkesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhje të reja ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend, ku u deportuan 6 shtetas turq nga Kosova.

Ndërkohë kjo kërkesë është cilësuar si joserioze nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja.
Haradinaj, gjithashtu, ka folur për tërheqjen e njohjes nga shteti i Burundit.
Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.

Ai, gjithashtu, ka falënderuar ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, për punën e deritanishme të realizuar.

Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rastin e të deportuarve të shtetasve turq, as në mënyrë zyrtare por as dhe në atë private.

I pari i Qeverisë ka thënë, po ashtu, se tash e tutje duhet të ruajnë kredibilitetin e institucioneve.

Related posts