970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj ia dorëzon Thaçit platformën e dialogut

Haradinaj ia dorëzon Thaçit platformën e dialogut
Presidenti Hashim Thaçi sot ka pranuar nga kryeministri Ramush Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar.

“Kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe duke ecur përpara pa u penguar si shtete fqinje drejt integrimeve euroatlantike”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka shtuar se ekipi ynë në këtë fazë përfundimtare të dialogut do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ketë bashkëpunim e koordinim të plotë të të gjitha institucioneve të vendit.

“Ne jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në stabilitetin rajonal dhe në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje”, ka deklaruar Thaçi.

Related posts