970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj i shkruan letër QUINT-it pas deklaratave të Daçiqit për varrezat e shqiptarëve të vrarë nga Serbia

Haradinaj i shkruan letër QUINT-it pas deklaratave të Daçiqit për varrezat e shqiptarëve të vrarë nga Serbia

Ministrja e Jashtme e Kosovës u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në lidhje me veprimet e fundit të shtetit serb karshi gjetjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Në këtë letër, Haradinaj ka shprehur indinjatën e saj për mos-reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj sjelljeve destruktive të Serbisë si dhe deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në formë kërcënimi për serbët të cilët po zbulojnë varret e shqiptarëve të vrarë nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Haradinaj në këtë letër po ashtu ia ka rikujtuar QUINT-it se Kosova pret drejtësi për 13 mijë viktimat e vrara në luftë, përfshirë këtu gra, pleq e fëmijë.

Pasë parasysh deklaratat e Daçiqit dhe sjelljen e Serbisë që nga paslufta në raport me gjenocidin e kryer në Kosovë, Haradinaj ka kërkuar nga QUINT-i që të ndërmarrë veprime për këto deklarata që vijnë nga Beogradi.

“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Related posts