970×90
970×90

Haradinaj i përgjigjet Veselit, i cili tha se mund ta lë në lloç kryeministrin…

Haradinaj i përgjigjet Veselit, i cili tha se mund ta lë në lloç kryeministrin…


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë që nuk do të rrijë as edhe dy ditë në një Qeveri e cila i dëmton raportet me SHBA-në.

Haradinaj, në RTV Dukagjini, tha që secila parti mund të dalë nga koalicioni qeverisës, sepse nuk kanë kontrata të përjetshme, ai shtoi se nëse dëmtohen raportet me SHBA-në, ai do të jetë i pari i cili do të shkojë në shtëpi“Ne jemi disa partner qeverisës, secili ka te drejte te dalë nga koalicioni, sepse nuk kemi kontratë të përjetshme. Për mua është e rëndësishme të kemi raporte të mira me SHBA-në. Nëse vjen puna që të prishen raportet me SHBA-në, unë vetë shkojë në shtëpi”, tha Haradinaj.

Kryeministri tha që ai asnjëherë nuk do t’i bëjë dëm vendit e as miqësisë me SHBA-në.

Related posts