Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë (Video)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi njëherë na ka lënë një probleme me Malin e Zi, por më probleme të tjera nuk do të ketë.
“Unë mund të korrigjohem apo largohem, por kufijtë nuk do të korrigjohen”.
Haradinaj ka thënë se kufijtë janë vendosur me luftë dhe është e pamundur të merret Lugina e Preshëvës, pasi atje Serbia ka vendosur forca të shumta ushtarake.
“Nuk e përkrahi një opsion të korrektimit të kufirit pasi kjo i bjer ndarje e Kosovës…Serbia në Preshëvë ka prezencë të madhe ushtarake”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i qeverisë, duke folur për deklaratat e Thaçit se mund të rrëzojë Qeverinë, ka thënë se është i gatshëm ta lëshoj karrigen, sepse ai thotë se e ka lënë karrigën e kryeministrit edhe herëve tjera.
“Mund t’ia jap karrigen me vete Thaçit. Unë jam mësuar të lëshoj karrige edhe kur kam shkuar në Hagë”.
Haradinaj ka thënë se ai nuk shantazhohet nga askush për pozita.
“Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë”, tha Haradinaj