970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj i përgjigjet Kurtit, je i papunë

Haradinaj i përgjigjet Kurtit, je i papunë

Kryeministri i Kosovës i është kundërpërgjigjuar akuzave të liderit të VV’së, Albin Kurtit, i cili tha se kryeministri s’dinë asgjë dhe është marrë me qira nga Thaçi për Demarkacionin. Gjithashtu Kurti tha se ai duhet të japë dorëheqje menjëherë, përcjell gazetametro.net.

Haradinaj në një konferencë të sapombajtur për media tha se Kurti është i papunë dhe prandaj po nxit tema.

Por sidoqoftë, kryeministri tha se po e kupton Kurtin, ngase edhe vet ka kaluar nëpër këtë fazë, por që tash nuk ka kohë të merret me kësi çështjesh ngase ka shumë detyra.

“Zotri Kurti është pak si i pa punë duhet mi rikupero dëmet që i ka prej ndarjeve në parti, kam kaluar nëpër ato që ka kaluar ai, prandaj e kuptoj. Unë jam i angazhuar të kryej detyrat e mija për të mirë të vendit”, tha ai.

Ndërkohë, Kurti sot në tryezën e thirrur nga partia e tij ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, dhe ka akuzuar Haradinajn për shumë dështime.

“Çka din ky kryeministër. Atë e ka marrë Thaçi me qira për Demarkacionin. Nëse ka veç pak etikë, ai duhet të jap dorëheqje e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky kryeministër për karrige e bën edhe Zajednicën”, ka thënë Kurti sot.

“Haradinaj duhet të japë dorëheqje, ose ne si opozitë në Kuvend e iniciojmë mocionin e mosbesimit”, tha tutje Kurti.

Related posts