970×90
970×90

Haradinaj i ashpër: “I pari e kam quajtur Kurtin mashtrues, s’dua të jem i pari që ta quaj edhe vrasës”

Haradinaj i ashpër: “I pari e kam quajtur Kurtin mashtrues, s’dua të jem i pari që ta quaj edhe vrasës”

Bashkëpjesëmarrës në krim është edhe Albin Kurti, ka shkruar Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një reagim pas vrasjes makabër të gruas shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së derisa kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjykata, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj shkroi se burimi i së keqes e krimit në këtë shtet e ka një shkak, një burim e një kokë.

“Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë”.

“Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!”, përfundoi Ramush Haradinaj.

Related posts