Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili nuk po pranon të marr pagën me rritje.
Haradinaj ka thënë se me këtë gjest, Hamza nuk po tregon burrëri, raporton Indeksonline.
“Tash me kallxu burrninë mos me marrë pagën mundem edhe unë, nuk është aty vlera e tij ose e jemja, sepse, edhe unë mundem mos me marrë pagën, janë mundësitë. Ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tash, edhe sikur të mos donim, ne nuk kemi qare pa e respektuar atë vendim. Nëse dëshiron Ministri i Financave me u kallxu burri ma i mirë i Qeverisë së Kosovës, zotëri Hamza le të ndihmon për me përshpejtu ligjin për nivelizimin e pagave, le ta përkrahë rritjen e pagave le të jetë më vizionar në këtë kuptim”, ka theksuar Haradinaj.
Sipas Haradinajt, pagat do duhej të merreshin me rritje, pasi vendimi për rritjen e tyre është i përkohshëm dhe se së shpejti do të bëhet ligji për pagat, me anë të së cilit do të bëhet nivelizimi.