970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj flet për rrugëtimin 18 vjeçar të AAK-së

Haradinaj flet për rrugëtimin 18 vjeçar të AAK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 18 vjet më parë në skenën politike të Kosovës ka ardhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke krijuar kështu një mes politik.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se përgjatë këtyre viteve, Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që nuk i lejoi polet ta orientojnë skenën politike nga ndonjëri ekstrem.

“Ardhja në skenën politike, 18 vjet më parë, e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krijoi një mes politik. Përgjatë këtyre viteve, Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që nuk i lejoi polet ta orientojnë skenën politike nga ndonjëri ekstrem”.

“Pas luftës çlirimtare, AAK-ja ishte e vetmja parti që lejoi garën politike duke e respektuar demokracinë e vendit. Në këtë rrugëtim 18 vjeçar, jemi munduar t’ia lehtësojmë Kosovës ecjen përpara. Kjo përpjekje po vazhdon me qeverisjen e tanishme, ku kemi ndërmarrë shumë veprime e vendime në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Related posts