
Përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes Haradinaj ai po ashtu ka falënderuar edhe të gjithë ata që bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Ky është postimi i kryeministrit:
Në emër të familjes Haradinaj, falënderoj të gjithë ata, që na nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Mirënjohës Këshillit Organizativ, që e organizuan këtë ngjarje dhe të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e saj./