Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në konferencën “Java e Gruas 2018” që është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.
Haradinaj është zotuar se do të jetë luftëtar i të drejtës së gruas në shoqëri.
“Ende kemi shumë për të bërë në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë, për të qenë e barabartë në trashëgimi, në pagë dhe në vendimmarrje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.