Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka replikuar në distancë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Haradinaj ka thënë është shumë domethënëse mbrojtja që Edi Rama po i ofron Albin Kurtit në përballje që ky i fundit ka me të.
“Rama nuk po mund të ndjehet rehat që nuk po mund të merr vendime në emër të Kosovës. Ai indinjatën më të madhe e ka me mua për planet që ja kam prishë për ndarje të Kosovës”, tha ai në Tv Dukagjini.
I pari i AAK’së thotë se Rama po e konsideron fitore planin e Kurtit dhe Osmanit për largim të taksës.