970×90
970×90

Haradinaj e pranon futjen e PDK-së në Qeveri por ia kujton LDK-së që e do presidentin

Haradinaj e pranon futjen e PDK-së në Qeveri por ia kujton LDK-së që e do presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri.

Në një prononcim për KosovaPress, Haradinaj ka thënë se LDK-ja e ka të drejtën të negociojë, pasi që ajo është edhe krijuese e këtij koalicioni, ndërsa ka shtuar se përkrahin një qeveri me bazë të gjerë dhe stabile e cila do të ndihmonte proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Megjithatë, ka thënë se AAK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.

“LDK si udhëheqëse e koalicionit, pra Qeveria është krijuar nga LDK-ja, ka të drejtën me negociua, me diskutua për format e ardhshme të koalicionit qeverisës. Kuptohet Aleanca e ka vizionin e vet se si duhet të ecë përpara.

Ne e kemi bërë propozimin tonë, mirëpo nëse krijohet një Qeveri e gjerë stabile ajo mund të jetë ndihmesë për procesin të cilin po kalon vendi.

E po ashtu, asnjëherë nuk duhet t’i ikim kthimit të sovranit, pra kthimit tek zgjedhjet, tek votuesit, tek qytetari sepse në fund të fundit qytetari e ka të drejtën të vendosë për më tutje, pra demokracia jonë është demokraci vepruese dhe deri tani zgjedhjet kanë qenë më të mirat të mundshme”, ka thënë Haradinaj.

Related posts