Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të përballen në gjyq, të martën.
Haradinaj e Muhaxheri do të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.
Seanca është paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.
Caktimin e seancës e ka konfirmuar për “Gazetën Express”, avokati i Haradinajt, Arianit Koci.
Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.