970×90
970×90

Haradinaj e Krasniqi intervistohen nesër në Hagë – Dalin detaje nga paraqitja e tyre në Speciale

Haradinaj e Krasniqi intervistohen nesër në Hagë – Dalin detaje nga paraqitja e tyre në Speciale


Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi thuhet se do të intervistohen nga prokurorët e Speciales nesër në ora 09:30.


Gazetar të RTV Dukagjinit, nga Haga kanë raportuar se po mbahen fshehtë detaje të intervistimit të komandantëve e ushtarëve të UÇK’së.

“Haradinaj e Krasniqi do të paraqiten në zyrën e Prokurorit Special në ora 09:30, por nuk dihet sa do të zgjasë intervistimi i tyre. Një gjë e tillë thuhet se varet nga përgjigjet e tyre”, raportojnë gazetarët e këtij mediumi nga Haga.

Avokati i Shukri Bujës në një përgjigje dhënë për këtë media ka thënë se nuk është i autorizuar të flas për media lidhur me klientin e tij.

Sipas analistit, Astrit Gashi, avokatët po i këshillojnë klientët e tyre që të mbrohen në heshtje.

Related posts