970×90
970×90
970×90
970×90

HARADINAJ: DREJTËSIA KA SHËNUAR PËRPARIM, POR ENDE KEMI SFIDA

HARADINAJ: DREJTËSIA KA SHËNUAR PËRPARIM, POR ENDE KEMI SFIDA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se institucionet e drejtësisë së Kosovës kanë shënuar përparimin në sundimin e ligjit, duke thënë se përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshme dhe kështu do t jetë për një kohë të gjatë.

Haradinaj këto komente i ka bërë pas zhvillimit të takimit kushtuar kësaj fushe, ku morën pjesë, përveç përfaqësues të sistemit gjyqësor, edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Kryeministri teksa ka numëruar përparimet e drejtësisë kosovare, ka premtuar edhe mbështetje nga qeveria e tij për këtë çështje.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kemi zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve Euro-Atlantike.

Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës.

a. Gjykatat e të gjitha niveleve gjatë vitit 2017 kanë pasur në shqyrtim 618 991 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 310 880.

Nëse krahasojmë numrin e lëndëve të bartura nga vitet e kaluara, Gjykatat në vitin 2017 kanë arritur t’i zvogëlojnë këto raste për 91016, që nënkupton rritje të madhe të efikasitetit;

b. 89% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese;

c. Janë shënjestruar 39 lëndë, për 29 lëndë janë ngritur aktakuzat;

d. Në vitin 2017 janë zgjidhur 412 lëndë të korrupsionit;

ë. Efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është përmirësuar dukshëm dhe nga mbi 60% kanë rënë në 30% me shkallë të spastrimit përreth 145%;

Ndonëse na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona kanë shënuar rezultat në kryerjen e punëve të tyre dhe mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e plotë!

Related posts