970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj bisedon në Londër edhe me Kurzin, kërkon mbështetjen e Austrisë edhe në të ardhmen

Haradinaj bisedon në Londër edhe me Kurzin, kërkon mbështetjen e Austrisë edhe në të ardhmen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, në Londër, ku të dy po qëndrojnë në kuadër të një samiti evropian.

“Mbështetja e Austrisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës është më se e nevojshme dhe ne besojmë se Austrinë do ta kemi partnerë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, citohet të ketë thënë Haradinaj, gjatë takimit me Kurzin.

Kryeministri Haradinaj, e ka përgëzuar kancelarin Kurz për udhëheqjen e radhës së Presidencës së BE-së nga Austria, duke shprehur bindjen se vendi i tij do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës në të gjitha proceset zhvillimore, bën të ditur një njoftim nga Qeveria e Kosovës.

Njoftimi thekson se Haradinaj e njoftoi Kurzin për zhvillimet e përgjithshme në vend, përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Austria si një aleat dhe mbështetës i Kosovës, ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Andaj, presim që edhe në të ardhmen ta keni rolin tuaj në avancimin e proceseve demokratike dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë”, citohet të ketë thënë Haradinaj. Ai ka kërkuar nga Kurz thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ndërkaq, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese, bën të ditur Qeveria.

Kancelari Kurz, po ashtu theksoi përkrahjen e plotë të shtetit të tij për Kosovën në zhvillim ekonomik, proceset integruese evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Related posts