970×90
970×90
970×90
970×90

Hapi i Facebook-ut për postimet e vaksinave

Hapi i Facebook-ut për postimet e vaksinave

Platforma Facebook ka nisur shtimin e etiketave në postimet që diskutojnë sigurinë e dozave të vaksinave dhe së shpejti do të etiketojë të gjitha postimet në lidhje me vaksinat.

Lëvizja e Facebook-ut ka ardhur si pasojë e kritikave të marra nga ligjvënësit dhe studiuesit për lejimin e keqinformimeve mbi vaksinat në postimet e hedhura në platformë.

Gjatë pandemisë pretendimet e rreme dhe komplotet për vaksinat e coronavirus-it kanë qenë të përhapura në masë në mediat sociale.

Edhe pse kohët e fundit Facebook-u dhe platforma në pronësi të tij, Instagram-i, kanë ndërmarrë politika shtrënguese dhe qasje të drejtpërdrejta për dezinformimin e vaksinave, ato ende mbeten faqe ku grupe të caktuara promovojnë pretendime të rreme.

Chris Cox, shefi i produkteve të Facebook-ut, ka thënë në një intervistë se kompania kishte marrë pretendime virale të rreme “shumë seriozisht”, por ekziston sipas tij, një zonë e madhe gri e njerëzve që kanë shqetësime, të cilat disa njerëz mund t’i quanin keqinformim dhe disa të tjerë mund t’i quanin thjesht dyshim.

“Gjëja më e mirë për të bërë në atë zonë të madhe gri është thjesht të shfaqesh me informacione autoritare në një mënyrë të dobishme, të jesh pjesë e diskutimit, sidomos me ekspertë të shëndetit”, ka shtuar Cox.

Lidhur me etiketimin e postimeve, Facebook-u dhe Instagram-i, po etiketon ato postime që diskutojnë sigurinë e vaksinave të coronavirus-it që thonë në tekst se ato kalojnë nëpër teste sigurie dhe efektiviteti përpara se të miratohen.

Kompania ka shtuar në postimin e saj në blog se nga zgjerimi i listës së pretendimeve të rreme, të ndaluara për vaksinimin dhe coronavirus-in në përgjithësi, janë hequr nga përmbajtjet rreth 2 milionë pjesë shtesë në të dyja platformat.

Madje, Facebook-u kishte zbatuar masa të përkohshme duke përfshirë zvogëlimin e arritjes së përmbajtjes nga përdoruesit, të cilët shpërndajnë vazhdimisht përmbajtje të rreme nga kontrolluesit e fakteve.

Gjithashtu në një postim në blog, kompania ka njoftuar për linçimin e një tipari të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i ofruar njerëzve informacione se ku mund të marrin vaksinat COVID-19.

Pjesë e risive është edhe shtimi i një zone informimi në platformën e saj të ndarjes së fotove, Instagram.

Related posts