Bashkia e Vlorës ka deklaruar të hapur sezonin turistik, në një ceremoni dhe situatë të pazakontë.
“Të fillojmë nga sot një sezon turistik te suksesshëm, aq sa kushtet do të na lejojnë ta kemi”, tha Leli.
Kreu i operatorëve të jugut të vendit, Vasil Bedinaj, kërkoi përfshirjen në draft të hapjes së plazheve dhe kufijve me rajonin. Problemi përveç frikës nga virusi dhe frikës a do vijnë pushuesit, mbetet gjetja dhe vlerësimi i stafit që do të përballet çdo minutë me pushuesit.
“Duhet ta kthejmë çelësin nga situata alarmante, e stresit dhe frikës, te një më shumë optimiste”, tha Bedinaj.
Bashkia e Vlorës edhe pse në kushte kur asgjë nuk parashikohet dot, nuk ka nguruar të bëjë thirrje për pushuesit që të zgjedhin pikërisht Vlorën për të kaluar pushimet.