
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është i duhuri dhe se i njëjti nuk e përkrahë sektorin privat.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza tha se vendi është në një situatë të rëndë ekonomike si pasojë e pandemisë dhe mosveprimit të duhur nga ana e institucioneve.
Ai tha se kjo gjendje mund të përkeqësohet edhe më tutje nëse nuk veprohet me kohë dhe në mënyrën e duhur.
“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht, që ta bëjmë një ligj të mirëfilltë të jenë të kyçur edhe Asociacioni i bizneseve, Oda Ekonomike, Oda Amerikane, Aleancën Kosovare të Biznesit, duke përfshirë edhe partitë tjera politike dhe ta bëjmë një ligj të mirë dhe të qëndrueshëm i cili përkrah sektorin privat dhe kategoritë tjera”, tha Hamza, shkruan Telegrafi.