970×90
970×90

Hamza: Koalicioni në mënyrë klandestine e votoj buxhetin

Hamza: Koalicioni në mënyrë klandestine e votoj buxhetin

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka pasur numrat për ta futur buxhetin në procedurë, pasi që për një gjë të tillë duhen dy të tretat e votës në Kuvend.

“Në një seancë të jashtëzakonshme, në një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit e kanë futur në rend të ditës dhe e kanë aprovuar një nga dokumentet më të rëndësishme që trajtohet prej Kuvendit. Si parti opozitare, duke mos dashur që ta pengojmë këtë proces, edhe pse koalicioni qeverisës është përgjegjës me vonesat, ne si PDK e kemi deklaruar rolin tonë në opozitë dhe me asnjë veprim tonin nuk e kemi penguar krijimin e koalicionit”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, qeveria ka probleme, pasi që ka gabim në rangimet e prioritetet.

Ai ka thënë se kanë shkuar në zyrën e Kryetares së Kuvendit, me qëllim që, siç tha ai, si parti opozitare të ofrojnë dalje prej situatës. Derisa ka shtuar se  kërkesë e PDK-së, ka qenë që deputetëve t’iu jepet materiali kompleks dhe voluminoz, në mënyrë që ata ta shqyrtojnë për një apo dy ditë.

“Derisa ne kemi qenë në grupe parlamentare duke diskutuar, ata e kanë shfrytëzuar situatën dhe në mënyrë klandestine e kanë trafikuar dhe e kanë vendosur buxhetin në diskutim”, ka thënë ai. 

Related posts