
Grupi militant i Hamasit ka vonuar dorëzimin e pengjeve izraelite, duke akuzuar Izraelin se ka shkelur marrëveshjen për shpërndarjen e ndihmave në Gazë dhe se ka ndryshuar listën me emrat e të burgosurve që do të lironte si pjesë e marrëveshjes.
Një zyrtar i lartë i Hamasit i ka thënë BBC-së se vonesa në dorëzimin e pengjeve këtë mbrëmje është për shkak të shkeljeve izraelite të marrëveshjes së armëpushimit humanitar duke parandaluar hyrjen e kamionëve me ndihma të dakorduara për të hyrë në Gazën veriore.
Ai tha se Izraeli lejoi vetëm tre kamionë nga 100 të arrinin në veri të Gazës.
Ai tha gjithashtu se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke fluturuar dronë mbi Gazën jugore.
Zyrtari i Hamasit, duke folur për BBC, tha gjithashtu se Izraeli bëri ndryshime të rëndësishme në listën e rënë dakord të të burgosurve palestinezë për t’u liruar.
Ai pohoi gjithashtu se Forcat Mbrojtëse të Izraelit vranë dy palestinezë në Beit Hanoun në Gaza, në një zonë ku palestinezët lejohen të lëvizin.
Në anën tjetër, Izraeli ka mohuar se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit.