970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

10 Asian Actresses Of Irresistible Beauty

Katër gra pengje izraelite, të cilat ishin ushtare të kapura nga luftëtarët e Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor 2023, i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza.

Katër ushtaret izraelite, Karina Ariev, 20, Daniella Gilboa, 20, Naama Levy, 20 dhe Liri Albag, 19, u larguan nga sheshi qendror i Palestinës në qytetin e Gazës me automjete të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Turmat e palestinezëve që ishin mbledhur në shesh panë se si pengjet liroheshin dhe futeshin në automjete.

Para se të liroheshin, një delegat i Kryqit të Kuq, i ulur në një tavolinë në sy të publikut dhe medias në shesh, firmosi dokumente të paidentifikuara së bashku me një luftëtar të Hamasit, shkruan euronews, përcjell Gazeta Projekti.

Më pas, disa minuta më vonë, të katërta u çuan nga persona të armatosur të Hamasit në një skenë ku iu dorëzuan turmës dhe mediave.

Bëhet e ditur se ushtaret u kapën nga luftëtarët e Hamasit nga baza Nahal Oz pranë kufirit me Gazën më 7 tetor 2023.

Gratë e rrëmbyera kishin shërbyer të gjitha në një njësi të vëzhgimeve të ngarkuara me monitorimin e kërcënimeve përgjatë kufirit.

Një ushtare e pestë femër në njësinë e tyre, Agam Berger, 20 vjeç, u rrëmbye me ta, por nuk u përfshi në listë.

Ndërsa raportohet se ushtria izraelite është përgatitur për të pritur pengjet dhe për t’u ofruar atyre kujdes mjekësor dhe mbështetje personale në pikat fillestare të pritjes, më pas transferimin e tyre në spitale dhe ribashkimin e tyre me familjet e tyre.

Në këmbim të katër ushtareve, Izraeli ka planifikuar të lirojë 180 palestinezë nga burgjet e tij.

Related posts