970×90
970×90
970×90
970×90

‘Hallall ju qoftë’, këngëtarja serbe e mahnitur nga shqiptaret

‘Hallall ju qoftë’, këngëtarja serbe e mahnitur nga shqiptaret

Ajo është krahasuar shpesh me Kim Kardashian për shkak të formave bombastike dhe është një nga këngëtaret më të njohura në Serbi e jashtë tij.

Bëhet fjalë për Jelena Karleusa, këngëtarja e cila dikur tha se të gjithë shqiptarët janë kriminelë dhe sulmoi hapur Rita Orën.


“Të nderuar vëllezër kroat, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve. F**k it nëse është Rita Ora apo kushdo tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s’kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s’do të hesht as për këtë”, ka thënë ajo.

Por mesa duket Karleusa ka ndryshuar mendim sepse në intervistën nga “Prive” ajo ka thënë fjalët më të mira për shqiptarët.

“Bebe Rexha eshte e preferuara ime. Edhe Dua Lipa. E keni edhe ate tre treten qe është fantastike, Rita Ora. Kjo është një lloj dominimi shqiptar në skenën e muzikës europiane. Hallall ju qoftë. Si në dukje ashtu edhe në këndim janë fantastike”, u shpreh Karleusa.

Related posts