970×90
970×90
970×90
970×90

Haliti flet për herë të parë pasi mbeti jashtë Kuvendit: Më mundi PDK-ja

Haliti flet për herë të parë pasi mbeti jashtë Kuvendit: Më mundi PDK-ja

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për herë të parë pasi nuk arriti të rifitojë mandatin e deputetit pas shumë vitesh.

Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka komentuar për herë të parë mbetjen e tij jashtë parlamentit.

“Ka ndodhur diçka që ndoshta kam pasur nevojë të pushoj. Atë që e kisha konsideruar të domosdoshme është që në Kosovë sa më shpejt të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të përcaktohen rregullat e lojës për ata që garojnë”.

Ai thotë se në sistemin me lista të mbyllura të gjitha partitë kanë pasur përfaqësimin më të mirë në Kuvend por sipas tij sistemi i hapur mundëson një garë të tillë, përcjell Telegrafi.

“Një bujk mund të fitojë në këtë sistem zgjedhor pasi bujqit mendojnë se ai mund të mbrojë interesat e tyre më mirë se dikush tjetër i përzgjedhur nga partia”.

Haliti ka thënë se është mirë të mbyllen listat në mënyrë që të mos ketë përplasje mes kandidatëve të partisë së njëjtë.

Ish-deputeti thotë se ai garën nuk e ka humbur ndaj LDK-së apo Vetëvendosjes, por thotë se është mundur nga vet PDK.

Ish-nënkryetari i Kuvendit thotë se PDK është në opozitë dhe rotacioni në demokraci është i nevojshëm.

“Nuk mund të them se PDK nuk ka humbur. Ka pasur një gjueti shtrigash ndaj saj me vite të tëra. Të qenurit në opozitë do ta kthjellë PDK-në për luftën politike në të ardhmen”.

Haliti ka thënë se një pjesë e deputetëve të PDK-së janë të ri dhe nëse ka pasur lëshime në të ardhmen do të organizohet ndryshe kjo punë në raport me fjalimet në Kuvend.

Related posts