970×90
970×90

Haliti: Bashkimi i Preshevës me Kosovën, i pamundur

Haliti: Bashkimi i Preshevës me Kosovën, i pamundur

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka quajtur të pamundur aktualisht bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në “Imazh” të RTK-së, ai ka thënë se i pamundur është edhe bashkimi i disa komunave të veriut të Kosovës me Serbinë, pasi që Kosova ka një kushtetutë në të cilën janë betuar deputetët e cila e thotë qartë se Kosova nuk ka pretendime ndaj asnjë shteti tjetër.

Haliti ka thënë se deklarimet e liderëve të shtetit nepër studio televizive, janë tullumbace të cilat kanë ushtimë të madhe, por veprimet janë hiç.

Nënkryetari i Kuvendit tha se është e drejtë dhe e vullnetshme që të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovën, por aktualisht sipas tij kjo nuk duket e mundur.

“Presidenti nuk është ai që e shet Kosovën, dëshira e tij mund të jetë e mirë, por mundësitë janë të tjera”, ka deklaruar Haliti.

Rezoluta për Luginën e Preshevës sa i përkët kërkesës që Kuvendi të miratoi një rezolutë që Lugina t’i bashkohet Kosovës, Haliti tha se ajo edhe nëse do të miratohej nuk do të kishte asnjë efekt.

“Është e paligjikshme që të votohet diçka që është e parealizueshme aktualisht”, theksoi Haliti. Debatin dhe kërkesat për miratim rezolutash për bisedimet, Haliti i ka quajtur debate për të krijuar momentum për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ai theksoi se është kundër kësaj kërkese, sepse vendi nuk fiton asgjë.

Related posts