970×90
970×90

Halil Matoshi për Abazoviqin: Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi

Halil Matoshi për Abazoviqin: Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas rrëzimit nga pushteti të Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka shkruar “ra ky prevaranti i Malit t’Zi”.

Sipas Matoshit, Abazoviq ishte në shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë.

“Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi! Ni Sejdo Bajramovic Junior, që shitej si super-european, ama ishte n’shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë, i cili viktimizohej demek si shqiptar, e vëllau i tina partnere biznesi në Beligrad, Ana Brnabic-in, që i pat shpallë shqipot njerëz të malit! Laku noc prevaro!”, ka shkruar Matoshi.

Ndryshe, pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota për dhe një kundër.

Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Related posts