970×90
970×90

Haki Abazi thotë se procesi i liberalizimit përmbyllet në nëntor

Haki Abazi thotë se procesi i liberalizimit përmbyllet në nëntor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se në takimin e radhës në nëntor për liberalizimin e vizave për Kosovën do të pëmbyllet ky proces.

Kjo sipas Abazit, nuk ka kuptim më që të mbahet kështu. Dhe se çështja e vizave nuk “guxon” të jetë pjesë e dialogut.

“Mendoj që në nëntor do të tejkalohet për shkak se nuk ka kuptim më të mbahet kështu. Por po them se theksin ku e vendos unë është që nuk guxon vizat me qenë pjesë e dialogut dhe nuk duhet të pranojmë në asnjë mënyrë”, ka deklaruar ai në TëVë1.

Sot presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian pas takimit të mbyllur të grupit punues ka njoftuar se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, mirëpo sipas tyre ka një sërë temash për diskutim.

Related posts