Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.
Abazi përmes një postimi në Facebook tha se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet.
Abazi tha se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.
“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.
Gazeta Express ka kontaktuar deputetin Abazi por i njëjti nuk ka pranuar të jap më shumë detaje nga ato që ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë- votues
Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.
Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë.
Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.