
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së lopëve që kanë ndodhur në fshatin Trestenik të Pejës.
Rasti i parë kishte ndodhur rreth orë 05:30 të së shtunës, ku ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga stalla i kanë vjedhur dy gjedhe (lopë).
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 2500 euro. Rasti është duke u hetuar.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga stalla i kanë vjedhur tri gjedhe (lopë).
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3700 euro. Rasti është duke u hetuar.