
Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’u vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.
Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.
“Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë “Zërit”.
Komisioneri do të takohet me presidentin Thaçi, kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e Qeverisë përfshirë kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës.