970×90
970×90
970×90
970×90

Hahn optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Hahn optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn në një adresim para mediave para fillimit të Samitit të Sofjes është shprehur optimist për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hahn ka thënë se Strategjia e re e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka paraqitur perspektivë të qartë për të gjitha vendet

“Unë jam gjithmonë optimist dhe pasi që Strategjia e re ka paraqitur qartë perspektivë për të gjithë, kështu që është gjithashtu në interesin e Kosovës që të punojë për një zgjidhje në marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, kështu që unë besoj se kjo ka krijuar një momentum të ri, një shtysë të re për të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar Hahn.

Ai tha se kanë krijuar një dinamikë të re në regjion. Ndryshe, në Samitin e Sofjes po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka vlerësuar këtë si rast historik për vendin.

Related posts