970×90
970×90
970×90
970×90

Hahn në Serbi: Kosova nuk është e gjitha

Hahn në Serbi: Kosova nuk është e gjitha

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se vendi i tij nuk ndodhet në pozitë të rehatshme kur bëhet fjala për Kosovën.

Ai pas takimit me komisarin evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, tha se jo të gjithë e duan kompromisin, duke pasur parasysh qëndrimet, duke përfshirë disa edhe të sotme.

“Pavarësisht gjithë kësaj, ne do të bëjmë gjithçka për të arritur një kompromis. Por ne nuk do të lejojmë që dikush të poshtërojë ose të prishë Serbinë, pavarësisht se si u duk e mundur për dikë. Detyra jonë është të përpiqemi për një marrëveshje”, tha Vuçiq.

Ndërsa, Hahn tha se për të gjithë është e njohur se Kosova “është çështje hapur”, por “nuk është edhe gjithçka dhe e gjitha”, në mënyrë që Serbia të përparojë në rrugën evropiane.

“Ka edhe shumë çështje tjera”, u shpreh ai.

Related posts