970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Hadërgjonaj i LDK-së kërkon votën e qytetarëve për të vazhduar kontributin e tij për vendin

Hadërgjonaj i LDK-së kërkon votën e qytetarëve për të vazhduar kontributin e tij për vendin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fadil Hadërgjonaj ka kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë që të vazhdojë të jap kontributin e tij për vendin.

Hadërgjonaj në një postim në Facebook shkruan se më shumë se dy dekada ishte fillimisht në uniformën e UÇK, TMK dhe pastaj FSK-së, deri në pensionim.

“Unë jam Fadil Hadergjonaj, ushtar i vendit dhe kombit tim për më tepër se dy dekada në uniformën e UÇK, TMK dhe FSK, deri në pensionim. Si i betuar që t’i shërbej interesave të vendit tim përjetësisht, po kërkoj votën tuaj që të vazhdoj kontributin tim, kësaj radhe më ndryshe, duke kontribuar në mirëqenien e luftërave të lirisë dhe ushtarëve të FSK.

Më 9 shkurt Voto Lidhja Demokratike e Kosovës 124, Voto Fadil Hadergjonaj”, shkruan ai.

Related posts