Kryetarja e komisionit për buxhet në legjislaturat e kaluara të Kuvendit të Kosovës deputetja, Znj, Safete Hadergjonaj dhe anëtarja e tashme e komisionit, ka vlerësuar lartë rëndësinë e votimit të Ligjit për paga dhe votimin e buxhetit, shkruan GazetaProjekti.
Statusi i plotë:
Dje ne Kuvendin e Republikes se Kosoves u votuan dy ligje shume te rendesishme Ligji per Pagat, dhe Ligji per Buxhetin e vitit 2019. Shendetesia, arsimi, sistemi i drejtesise dhe te gjithe ata qe paguhen nga buxheti do te kene rritje te pagave te tyre.
Me buxhetin e vitit 2019 do te hapen mundesi per me shume zhvillim ekonomik, per shtetndertim e integrim, hapen me shume mundesi per mireqenje te qytetareve.
Ndihesh mire kur me korrektesi e profesionalizem trajton çdo kerkese qe vije nga institucionet qendrore e lokale per nje jete me te mire te qytetareve. Me perkrahjen e Ministrit te Financave z. Bedri Hamza ne KBF patem mundesi ti materialiozojme ne buxhet projektet prioritare ne permiresimin e sistemit te ujesjellesit, kanalizimit dhe rregullimit të shtreterve te lumenjve, ne zhvillimin e kultures dhe trashegimise kulturore, te arsimit dhe edukimit permes financimit te ndertimit te shkollave te reja, ne perkrahjen e sportit permes financimit te rregullimit te stadiumeve, palestrave dhe sallave sportive, per mbeshtetjen e projekteve ne shendetesi dhe si rezultat jane ndare mjete per blerjen e pajisjeve per onkologji dhe per blerjen e aparaturave ne institutin e anatomise patologjike për të ofruar shërbimet e diagnostikimit të sëmundjeve malinje. Me kete buxhet kane perfituar te gjitha komunat, pa dallim se cila parti i udheheq ato.
Urime qytetare te Republikes se Kosoves, na prifte mbara ne fuqizimin e shtetit tone!