970×90
970×90

“Guximtar, i urtë”, Kryediplomatja Gërvalla thur elozhe për Ministrin Peci

“Guximtar, i urtë”, Kryediplomatja Gërvalla thur elozhe për Ministrin Peci

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla i “ka dalë në krah” ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pas eskalimit të sotëm të situatës me deputeten e PDK-së Ganimete Musliu, në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se Peci është guximtar dhe imun ndaj provokimeve, siç i ka quajtur ajo, të shëmtuara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Gërvalla.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, rreth granteve për fermerët që ministria që drejton Peci i ka anuluar për herë të dytë.

Ishte deputetja e PDK-së ajo që i tha ministrit Peci se vendimi për anulimin e këtyre granateve dhe raporti që ai prezantonte sot janë kontradiktore dhe paragjykuese.

Situata ka eskaluar kur Musliu ka gjuajtur gotën me ujë ministrit Peci.

Pas incidentit, Peci ka thënë se “nuk ka birë nane që e ndal”.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, ka deklaruar ai.

E për këtë deklaratë, Musliu ka thënë se do të kërkojë sqarim nga ministri Peci.

“Ata sa herë që nxinën ngusht, kapen në tema të tilla. Do të kërkoj sqarim nga ministri për Çfarë vrasjes e ka pasur, sepse unë në jeten time as nuk kam vra kënd, as nuk kam sulmu kënd. Ai do të jap llogari për shpifjet që i ka bërë në Kuvendin e Kosovës”, tha Musliu.

Ajo po ashtu ka njoftuar se do të ngre padi ndaj ministrit Peci.

Related posts