
Pep Guardiola ka shpenzuar në total 470 milionë euro vetëm në repartin e mbrojtjes, mirëpo Manchester City ende vazhdon të pranojë numër të lartë të golave.
Citizens e kompletuan transferimin e Ruben Dias nga Benfica për shumën e 70 milionë eurove, duke e futur në listën e mbrojtësve më të shtrenjtë në Ligën Premier.
Grumbullo të dhëna shpejt dhe lehtë përmes Pyper
Klubi portugez njoftoi të dielën e javës së kaluar se transferimi i lojtarit te City ishte kompletuar, derisa kanë marrë Nicolas Otamendin si pjesë të marrëveshjes.

Foto: The Sun
Ndër vite, Guardiola ka transferuar mbrojtës si, Jone Stones, Kyle Walker, Danilo, Aymeric Laporte, Benjamin Mendy, Joao Cancelo, Nathan Ake, që e qon shumën e shpenzuar në 470 milionë euro.
Trajneri spanjoll po kritikohet për këto shuma të shpenzuara, pasi ende nuk ka arritur që të gjejë një formulë për të ndaluar pranimin e golave në numër të madh.
Leicesteri në fundjavën e kaluar fitoi në Etihad 5-2 ndaj Manchester Cityt, derisa Jamie Vardy realizoi het-trik.