970×90
970×90

Gruaja shtatzanë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë: Shpend Ahmeti kërkon përgjegjësi nga presidenti dhe kryeministri

Gruaja shtatzanë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë: Shpend Ahmeti kërkon përgjegjësi nga presidenti dhe kryeministri

Gjatë ditës së sotme një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacak derisa po kthehej nga çerdhja e fëmijëve për në shtëpi, kështu duke u bërë edhe një rast më shumë që ka pësuar nga ky sulm, shkruan Gazeta Metro.


Për këtë sulm dhe sulme tjera ka reaguar sërish kryetari i Prishtinës duke thënë se situata vazhdon të jetë alarmante me qentë endacak në tërë Kosovën.

Sipas Ahmetit AVUK-Agjencia e  Ushqimit dhe Veterinarisë,  ka marrë 1,3 milion euro për tërë Kosovën për këtë çështje dhe gjendja është edhe më keq se më parë.

Ahmeti kërkoi përgjegjësi nga Presidenti, Kryeministri dhe Deputeët, ose të shpallin gjendje emergjente për të trajtuar situatën.

‘’ Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani.

Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë.

Z. President

Z. Kryeministër

Deputetë

Ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën!

Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!’’

Ky është postimi i plotë:

‘’ Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.

AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemk më keq se që kemk qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë.

Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani.

Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë.

Z. President

Z. Kryeministër

Deputetë

Ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën!

Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!’’

29-vjeçarja Besnike Beqiraj e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënësisë ka deklaruar se është sulmuar nga rreth 10 qenë. Ajo ka thënë se është rrëzuar si pasojë e sulmit të qenve dhe nuk ka mundur të ikë.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthy prej çerdhes së fëmijëve, duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmua shumë tepër, më kanë rrezua, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë nuk më ka dëgjuar askush”, ka deklaruar Beqiraj.

Ajo ka deklaruar se ka shumë plagë të cilat po i shkaktojnë dhimbje të mëdha.

“Kam shumë dhimbtë, kam shumë plagë, jam shumë e lënduar, plagët i kam prej pjesës së barkut e poshtë. Këta të komunës as nuk vinë me e pa, aty rrinë goxha shumë qenë dhe fëmijët rrinë andej. Kam pak qetësim të dhimbjeve sepse jam duke marrë terapi, por i kam dhimbjet shumë të forta, pjesën e këmbëve e kam krejtësisht të kafshuar”, ka thënë ajo .

Related posts