
Një grua dhe një burrë nga Prishtina kanë përfunduar mbrëmë në Polici, pasi ky i fundit e denoncoi bashkëshorten për dhunën fizike dhe psikike që ia ka shkaktuar ditëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Gjithçka dyshohet se nisi më 7 maj kur e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortit të tij në banesën e tyre në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Ndonëse rasti nuk u raportua atë ditë, gruaja nuk e la me kaq.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se sulmin ajo dyshohet se e vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, kur i doli në ‘pritë’ bashkëshortit, i cili kishte shkuar te banesa e tyre për t’i arrë gjërat e tij. Derisa viktima ka qenë në afërsi të hyrjes së banesës është sulmuar verbalisht nga bashkëshortja e tij.
Burri nga Prishtina e ka raportuar rastin në Polici dje dhe ka dhënë versionin e tij për motivet se pse është sulmuar nga gruaja, ndërkohë që ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Sinjali mëson se në lidhje me rastin është intervistuar edhe e dyshuara, ndaj të cilës prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti “dhunë në familje”.