Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka qenë mjaft aktive gjatë sezonit veror.
Fillimisht ajo publikoi këngën “Fajet”, e cila u prit shumë mirë nga publiku, e ndërsa nuk mungoi angazhimi i saj edhe në koncerte.
Pas përfundimit të sezonit, këngëtarja ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka përzgjedhur bregdetin e Turqisë, për të shijuar pak plazhin dhe klimën e ngrohtë.
Gresa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, duke treguar për momentet e këndshme që po kalon atje.
Ajo duket mjaft atraktive dhe me stil, ndërsa vë në pah linjat e saj trupore.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk mungojnë, shumë prej të cilëve e komplimentojnë për fizikun e saj.