
Për 10-15 ditë, Richard Grenell pritet të vizitojë Republikën e Kosovës.
Kështu u shpreh eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Kjo vizitë, sipas tij, ka të bëjë me strategjinë e ShBA-së dhe të Shtëpisë së Bardhë për sa i përket avancimit të mëtutjeshëm të situatës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt ombrellës së përgjithshme të ShBA-së.
“Mund të themi se sot 10-15 ditë, përafërsisht, ka indikacione se Richard Grenell do të vizitojë Republikën e Kosovës për të bashkëpunuar dhe për të treguar strategjinë e ShBA-së dhe të Shtëpisë së Bardhë sa i përket avancimit të mëtutjeshëm të situatës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt ombrellës së përgjithshme të ShBA-së”.
“Është i Dërguari Special i ShBA-së për Misione Speciale, dhe padyshim se do të takojë krerët institucionalë të Kosovës, edhe atyre që janë pjesë përbërëse e jetës publike dhe politike, edhe të partive opozitare, për të gjetur një rrugë sa më të shpejt të mundur drejt arritjes së qëllimeve strategjike jetike të Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik”, u shpreh Shala.